Lifestyle

Parashikimi i motit, 22 mars 2024

Orët e paradites do te dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas mesditës, vransirat do të shtohen në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe pjeserisht në zonat qëndrore të territorit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ku në ekstremet Jugor-Juglindor do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por kostante do të mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 °C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijujar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com