Threads ka integruar një opsion të ngjashëm me platformën X, sektorin Trending që u mundëson përdoruesve të mësojnë rreth temave më të diskutuara.
Risia u njoftua nga CEO i Instagram, Adam Mosseri.
“Sot po nxjerrim ‘trending now’ për përdoruesit në SHBA, jam i lumtur të ofroj një rrugë të lehtë për të parë se për çfarë po flasin njerëzit në Threads. Mund ta gjeni në faqen e kërkimit dhe në seksionin For You, kështu që provojeni dhe na thoni mendimin tuaj”.
Kjo ndarje është shumë e ngjashme me Trends në X ku listohen temat më ‘të nxehta’ të momentit.
Linku: https://www.businessinsider.com/threads-trending-topics-us-launch-x-rival-2024-3
Foto:Freepik.com