ShowBiz

Shakira pas ndarjes: Nuk mendoj se dua ta gjej sërish dashurinë

Këngëtarja rrëfen gjatë një interviste se nuk ka frikë të plaket vetëm.

Shakira ka rrëfyer se nuk mendon se do ta gjejë më dashurinë pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. Këtë deklaratë të fortë ylli i muzikës e ka bërë në një intervistë të fundit.

“Mendova se dashuria do të ishte atje përgjithmonë për mua dhe kjo është një nga ëndrrat e mia të parealizuara. Nuk e di nëse do të doja ta gjeja përsëri. Me siguri jo“-është shprehur ajo.

Megjithatë këngëtarja kolumbiane, e cila publikoi të premten albumin e saj të 12-të, thotë se ky fakt nuk e shqetëson atë në të ardhmen.

Mund të mos plakem me një partner, por do të plakem e  rrethuar nga miq të mirë”-ka shpjeguar ndër të tjera ajo.

Më herët, këngëtarja e njohur është shprehur se ndarja kishte një aspekt pozitiv pasi tani ajo mund të fokusohet më shumë tek karriera dhe projektet e reja në fushën e muzikës.

Linku: https://www.wionews.com/entertainment/shakira-feels-she-will-not-find-love-again-after-a-bitter-break-up-with-gerard-pique-703161

Foto: https://www.instagram.com/shakira/