Artistja dhe prezantuesja Kelly Clarkson “nuk është penduar” që i dha fund martesës së saj me producentin, Brandon Blackstock.
Ish-çifti kanë qenë të përfshirë në një betejë të ashpër ligjore që nga ndarja e tyre gati katër vjet më parë.
“Kelly është e lumtur që u largua nga Los Anxhelos për në Nju Jork, tani ajo ka kujdestarinë kryesore të fëmijëve dhe është një nënë e shkëlqyer”, ka shtuar burimi.
Burimi i afërt me artisten shtoi se “megjithëse i pëlqen të punojë, fëmijët janë bota e saj” dhe “ajo është shumë praktike dhe argëtuese”.
Prezantuesja e “Kelly Clarkson Show”, 41 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor të vitit 2020 pas shtatë vitesh martesë.
Dyshja – që kanë vajzën River Rose, 9 vjeçe dhe djalin Remington Alexander, 7 vjeç – më në fund e zgjidhën ndarjen e tyre në mars të vitit 2022 pas dy vitesh beteja gjyqësore.
Pasi ata finalizuan divorcin e tyre në vitin 2022, Clarkson u urdhërua t’i jepte Blackstock një pagesë një herë prej 1.3 milion dollarë, plus 150 mijë dollarë në muaj në mbështetje bashkëshortore dhe 45 mijë e 601 dollarë në muaj mbështetje për fëmijët.
Në fillim të këtij muaji, Clarkson paditi përsëri Blackstock vetëm disa muaj pasi fitoi një vendim prej 2.6 milionë dollarësh kundër tij vjeshtën e kaluar.
Ajo akuzoi ish-in e saj dhe kompaninë e menaxhimit të babait të tij Narvel Balckstock, Starstruck Entertainment, për shkelje të ligjeve të punës në Kaliforni – veçanërisht Aktin e Agjencive të Talenteve – duke vepruar si një “agjensi talentesh e palicencuar” që rezervoi marrëveshje biznesi në emër të saj që nga viti 2007.
Në qershor të vitit të kaluar, Clarkson i tha Zane Lowe të Apple Music se ajo “nuk e trajtoi mirë divorcin”.
“Nuk e di se si njerëzit e kalojnë një gjë të tillë sepse nuk do të them se e bëra me hijeshi. Pas dyerve të mbyllura vetë, nuk ishte”, tha ajo, duke pranuar se u përpoq të shfaqte një fytyrë të lumtur më publik.
Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/kelly-clarkson-says-she-really-123844768.html
Foto: https://www.instagram.com/p/C4rGBWiPaZF/?img_index=1