ShowBiz

Tradhtitë e Elvis Presley, ish-bashkëshortja: E kam falur, i bënin shumë oferta

Gruaja e të ndjerit Elvis Presley, është krenare për figurën dhe imazhin që kishte këngëtari me famë botërore, edhe pse e kishte tradhtuar disa herë.

Ajo ka theksuar faktin që këngëtari kishte oferta pafund nga vajza të ndryshme, dhe kjo gjë sigurisht që e ka tunduar sipas saj.

Megjithatë gruaja e tij tha se ai mbetet një njeri i jashtëzakonshëm me një zemër të madhe.

“Mundësi që të flinte me vajza të tjera ai kishte vazhdimisht. Sa herë të donte. Edhe kur shkonte nëpër turne, fanset e dinin se po shkonte në qytetin e tyre dhe i bënin oferta pa pushim. Por mos më keqkuptoni, asnjëherë s’kam reshtur së dashuri Elvisin, deri në ditët e sotme. Ai ishte një njëri i jashtëzakonshëm. Kishte zemër të madhe, por, fatkeqësisht ai ishte Elvis Presley, dhe çdo grua e çdo vajzë vraponte pas tij”, ka thënë Priscila Presley për revistën “People”.

Aktorja ishte vetëm 14 vjeç kur e takoi për herë të parë Elvisin në Gjermani. Priscila dhe Elvis Presley u martuan në vitin 1967.

Linku: https://people.com/priscilla-presley-speaks-latest-evening-with-event-appearance-8619386

Foto: https://www.instagram.com/elvis/