Françeska dhe pse nuk i është bashkuar shtëpisë vip që në fillime ka arritur të përshtatet shumë mirë në lojë dhe i ka mbijetuar disa nominimeve.
Modelja mbrëmë në orët e vona është përfshirë në një diskutim me Ilnisën dhe më pas ka dashur të lërë shtëpinë vip.
Ajo ka bërë gati valixhet dhe pjesa më e madhe e banorëve po qeshnin në oborr me veprimin e saj.
Të vetmit që i kanë qëndruar afër duke e këshilluar të mos e bëjë një gjë të tillë kanë qenë Jetmiri, Rike dhe Romeo.
Françeska tha se ndihet shumë keq pasi një pjesë e banorëve aty po dalin si të mirë jashtë ku në të vërtetë nuk janë dhe po e bëjnë atë të duket keq në publik.
Kujtojmë se Françeska dhe Ilnisa kanë pasur një sërë diskutimesh që në fillime të tyre për shkak se nuk e durojnë njëra-tjetrën në lojë.
Jetmiri arrit t’i mbushte mendjen modeles që të qëndronte ku i ka shprehur dhe mbështetjen e tij në lojë. Madje ata i bënë dhe një premtim që kurrë nuk do t’ia fusin njëri-tjetrit.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/franceska_murati/