ShowBiz

Pasi u përball me deklaratat e ish bashkëshortit, Ledjona reagon kështu publikisht

Ledjona pas daljes ka bërë daljen e parë publike për ‘Shqipëria Live’. Mes të tjerash gazetarja ka folur rreth eksperiencës së saj në shtëpinë vip ku e cilësoi si një nga më të bukurat.

Më pas ajo u ndal dhe tek komentet që ka bërë ish partneri i saj teksa Ledjona ka qëndruar në Big Brother Vip.

Teksa u njoh me deklaratën e tij Lediona e komentoi kështu këtë temë kaq delikate.

‘Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme.

Vajza është në kontakt me babain e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshënders.

Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qënë se është në moshë delikate.

Krisja ka nisur kur ish-burri ka nisur një bashkëjetesë me dikë tjetër. Ai e ka ndryshuar marrëdhënien me vajzën duke e larguar, kjo bëri që ajo të mbante inat ndaj të atitUnë gjithmonë i kam folur por nuk e detyroja dot.Unë jam detyruar që ta ndjek dhe me psikolog për shkak të rëndesës psikologjike, kjo ka qenë dhe arsyeja që unë jam larguar nga Korça dhe kam ardhur në Tiranë.

Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty”- tha Ledjona.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Vjk8IzPonpE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledjona_xheladinaj/