ShowBiz

Badigardi i Dua Lipës shtyn fansen, video bëhet virale

Një video ku bodyguardi i këngëstres shqiptare me famë botërore Dua Lipa, shtyn fansen e saj teksa ajo po përpiqej të bënte foto me Duan është bërë virale.

Ylli i popit 28-vjeçe, është parë e shoqëruar në rrugët e Parisit me të dashurin e saj.

Video është bërë menjeherë virale, disa nga fansat e kanë quajtur jo të sjellshëm sjelljen e tij, ndërsa të tjerë janë shprehur se ajo është puna e tij.

Dua dhe Callum kanë filluar romanën e tyre që prej Janarit, nga ku këngëtari u kap në foto me Lipën.

“Përmes miqve të miqve ose njerëzve të cilëve ju besoni mund të takoni njerëz të rinj, sepse [takimi] nuk është vërtet aq i drejtpërdrejtë kur je, një person publik”, tha Dua në një intervistë.

Dua, që në shqip përkthehet ‘dashuri’, sapo ka nisur lidhjen me Turnerin pasi të dy njihen me njëri-tjetrin.

Çifti, të cilët kalojnë shumë kohë së bashku, janë parë shpesh në eventet pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-13245317/Dua-Lipas-security-guard-pushes-away-overzealous-fan-sends-phone-flying-rushes-singer-boyfriend-Callum-Turner.html

Foto: https://www.instagram.com/dualipa/