Këngëtarja Ariana Grande dhe i dashuri i saj aktori Ethan Slater “janë bërë akoma më seriozë” për romancën e tyre.
Slater u nda nga e dashura e tij e shkollës së mesme, Lilly Jay me të cilën ka një djalë një vjeç – pasi krijoi një romancë të re të diskutueshme me Grande ndërsa punonte për filmin “Wicked” vitin e kaluar.
Grande dhe Slater u rrënuan me akuza për mashtrim diçka që burimet pranë tyre e mohuan me forcë por Ariana duket se i ka ringjallur spekulimet me këngën e saj të fundit “The Boy Is Mine”, në të cilën ajo këndon: “Të lutem ta kuptosh se kjo nuk është ajo që kam planifikuar, por diçka rreth tij është bërë për dikë si unë”.
Tani, një burim ka thënë se Grande, 30 vjeçe, dhe Slater, 31 vjeç, po shikojnë drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që i pret si çift dhe si individë.
Burimi zbuloi se Ariana po ndihet mirë në përgjithësi dhe super krenare për albumin e saj të ri, derisa sipas tij, Ethan ka qenë pranë saj, duke e mbështetur atë si personalisht ashtu edhe profesionalisht.
Javën e kaluar, Grande finalizoi divorcin e saj nga Dalton Gomez, duke i dhënë fund martesës së tyre dyvjeçare duke i dhënë atij një pagesë prej 1 milion e 250 mijë dollarësh.
Ndërkohë, burimet zbuluan tutje se “The Boy is Mine” ishte një “shuplakë në fytyrë” për Jay, e cila pretendohet të besojë se Grande “ia ka vjedhur asaj burrin”.
Duke vënë në shënjestër këngën, një person i brendshëm i afërt me Jay tha: “Albumi i ri i Arianës thjesht tregon se çfarë lloj gruaje është ajo në të vërtetë. Të këndosh një këngë të quajtur ‘The Boy Is Mine’ nuk është vetëm një shuplakë për gruan e tij ende Lilly, por një shuplakë në fytyrë për të gjitha gratë e tradhtuara nga burrat e tyre”.
E publikuar më 8 mars, “The Boy is Mine” është kënga e dytë nga albumi i saj “Eternal Sunshine” dhe e shfaq atë duke kënduar për një burrë me të cilin nuk duhet të takohej, sepse ajo “nuk dëshiron të shkaktojë asnjë sken”’ pasi ajo është “zakonisht pa probleme”.’
“Ariana nuk la asgjë për interpretim”, vazhdoi burimi.
“Ajo e shprehu atë dhe njerëzit e afërt të Lilly-t besojnë se ajo e bëri këtë sepse ajo është e mërzitur që divorci i Ethan-it ende po zvarritet. Ariana e do atë të gjithë për vete dhe mendon se – për shkak se ai është ende i martuar ligjërisht – ajo nuk mund ta ketë atë me të vërtetë”, shtoi ai.
Javën e kaluar Grande e përshkroi “The Boy is Mine” si një “himn të vajzave të këqija”.
Ajo ishte kritikuar më parë për këngën e saj “Yes, And?”, e cila duket se synon urrejtjen që ajo mori për romancën e saj me Slater.
Duke pyetur vazhdimisht, “Po, dhe?”, ajo i nxit dëgjuesit të reflektojnë se përse ndihen të detyruar të komentojnë jetën e saj.
Për herë të parë u raportua në korrik të vitit të kaluar se Grande dhe Slater ishin në lidhje, vetëm disa ditë pasi lajmi për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti Dalton Gomez, 28 vjeç, u publikua dhe Slater bëri kërkesë për divorc nga Jay.
Linku: https://www.thethings.com/ariana-grandes-boyfriends-ex-wife-response-new-single-admits-to-cheating/
Foto: https://www.facebook.com/groups/349345699576413