ShowBiz

Dasmë në shtëpinë vip, Romeo dhe Heidi pritet t’i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit

Në shtëpinë e Big Brother Vip dasmat në kuadër të lojës janë kthyer në traditë tashmë.

Banorët janë njoftuar se sot do të ketë dasmë dhe ata duhet të zgjedhin me konsensus çiftin që do të martojnë.

Çifti që do të martohet janë Heidi dhe Romeo.

Dyshja pasi janë pajtuar e kanë pritur mirë këtë moment.

Përgatitjet kanë filluar. Mëngjesi i sotëm është hapur me valle nga dhëndrri i shtëpisë më të famshme ku këtij momenti i janë bashkuar dhe banorët e tjerë.

Në zarf flitet se do të ketë dhe të ftuar special nga jashtë. Çfarë do të ndodhë në ceremoninë e tyre martesore dhe a do të surprizohen nga familjarët mbetet për tu parë.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/