Heidi dhe Françeska në fillime të tyre në Big Brother Vip kanë qenë super mikesha.
Miqësia e tyre u kris rrugës dhe dyshja u kthyen në kundërshtare të forta.
Së fundmi Heidi ia tha hapur se ka tentuar të afrohet me të pasi i mungon shoqëria e tyre.
‘Më mungon në disa momente. Kam një muaj që dua të afrohem’ -i tha Heidi-Françeskës.
Françeska nga ana tjetër është treguar super e ftohtë me të pas kësaj deklarate. Françeska i drejtohet Heidit duke i thënë mos na bëj filma se ti lëshon gjatë gjithë kohës helm në shtëpi.
Linku: https://www.instagram.com/p/C5I_ab1MwKz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/franceska_murati/