ShowBiz

Nga emri i vajzës tek sikleti më i madh i shtatzënisë, Kiara i zbulon të gjitha

Kiara ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin e Bora Zemanit në ‘Cherry on Top’.

Në prag të lindjes Kiara ka zbuluar më shumë rreth këtij rrugëtimi të ëmbël.

Moderatorja ka zbuluar se kanë vendosur për emrin e të voglës së tyre. Kiara tha se emri fillon me shkronjën L dhe kjo ka qenë e vetmja kërkesë që ka pasur Luizit.

“E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L”.

Ndjekësit po mendojnë se emri do të jetë Luna kjo për shkak të varse që ka mbajtur Kiara në qafë gjatë intervistës.

Për sa i përket sikleteve në këtë rrugëtim Kiara theksoi se është gjumi pasi ka shtuar 25 kg dhe e ka të vështirë të flejë.

“E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion, mezi po pres pastaj kur të shtrihem të fle përmbys., më ka munguar. Luizi të gërrhiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit. Unë shkoj në sallon se nuk dua të më bezdisi. Përveç kësaj kam marrë edhe një jastëk super gjigand nga ato të shtatzanisë që e zë gjysmën e krevatit dhe nuk ka vend”– u shpreh Kiara Tito.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=vplqAvvET14

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=vplqAvvET14