ShowBiz

Krizë në çift! Graciano dhe Argjira ngrejnë dyshimet

Graciano dhe Argjira së fundmi kanë ngritur dyshimet për një krizë në raportin e tyre.

Gjatë hyrjes së parë të Gracianos në Big Brother kemi parë suportin e partneres së tij në rrjete sociale fuqishëm.

Me rikthimin e Gracianos për herë të dytë Argjira nuk ka shfaqur të njejtin suport.

Madje nga ndjekësit është evidentuar se dhe disa poza të tyre së bashku janë hequr nga rrjetet sociale.

Çfarë ka ndodhur me dyshen ende nuk është e qartë.

Argjira pavarësisht lajmeve që qarkullojnë për romancën e tyre ka preferuar të mos bëjë asnjë reagim.

Kujtojmë se që në fillime Argjira ka qenë skeptike për hyrjen e partnerit të saj në këtë eksperiencë. Madje një gjë të tillë e ka shprehur dhe në panele të ndryshme.

A e ka sjellë krizën në çift rikthimi i Gracianos në spektaklin vip? Të gjitha këto aludime mbeten për tu parë në vijim nëse do të gjejnë vërtetësi.

Linku: https://www.instagram.com/graciano_tagani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/graciano_tagani/