Lifestyle

Parashikimi i motit, 8 prill 2024

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C  deri në 31°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zona e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare dujke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com