ShowBiz

Emocione për Roza Latin! Nga rrëfimi i abortit tek surpriza e veçantë nga e ëma Rita

Roza Lati ka ardhur me një rrëfim rrënqethës brenda shtëpisë vip. Në fillim ajo ja ka rrëfyer Erjolës dhe më pas e ka thënë para gjithë shqiptarëve.

‘Nuk kisha plan ta tregoja këtë plagë të shpirtit tim këtë vit. Erdhi natyrshëm në një bisedë me Erjolën. I thashë kam ngel shtatzënë dhe kam abortuar. Kur bëra analizën reflektova dhe në kushtet që isha e ardhmja nuk do të ishte e ardhmja që unë dua për të ardhmen e fëmijës tim. Figura e babit në familje dhe në jetën e një vajze është i pazëvëndësueshëm. Njoh shumë çifte që në momentin që kanë bërë fëmija 3 vjeç janë ndarë dhe unë nuk e dua një gjë të tillë pasi unë zgjedh familjen. Partneri nuk ishte në Shqipëri ishte me gjitha të mirat por i hallakatur dhe nuk ishte gati për një fëmijë.’

Në momentin që mora vendimin nuk isha mirë. Thyerjet e mia në këtë vit kanë qenë të mëdha nga fëmija tek qentë shoqëria. Egoja është sëmundja e kësaj toke.

Pas këtij rrëfimi delikat Roza është surprizuar nga e ëma. Mes emocionesh nënë e bijë janë përqafuar.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/