ShowBiz

Nga zënkat me të dashurën tek prezantimi i ‘shëmtuar’ me vjehrrën, Albano Bogdo befason me rrëfimin

Albano Bogdo dhe pse është një nga aktorët më të spikatur për jetën private të tij është treguar i rezervuar. Qëndrimi në ‘Fermën Vip’ ka bërë që aktori të zbulojë më shumë rreth jetës së tij private.

Ai ka rrëfyer se prej 8 muajsh është në një lidhje dashurie dhe me sa kuptuam nga rrëfimi i tij e dashura nuk është pjesë e figurave publike.

Në një moment Albano ka zbuluar si reagon ai dhe e dashura e tij në momente grindjesh.

Debatova njëherë me të dashurën në telefon, të dy po bërtisnim dhe ajo më mbylli telefonin. Shkova poshtë ballkonit të saj me lule në dorë dhe ajo më gjuajti me kapse rrobash”, tregoi ai duke shkaktuar shumë të qeshura tek fermerët.

Më pas Albano zbuloi se prezantimi i tij me vjehrrën nuk ishte më i miri i mundshëm dhe kjo falë tij.

“Isha me të dashurën dhe i telefonon mamaja, unë i mora telefonin dhe u përgjigja në vend të saj: Urdhëro, çfarë do? Na lërë rehat. Pas 10 minutash mamaja i shkruan dhe e pyet a je mirë? Ndërsa ajo i tha se ishte një shok që më mori telefonin nga duart”, ka treguar Albano.

Linku: https://www.instagram.com/p/C5lWHeYMX45/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanobogdo2020/