Lifestyle

Parashikimi i motit, 10 prill 2024

Aktivizimi i anticiklonit të azoreve do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominate gjatë gjithë paradites.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare, ndërsa vranësira më të dukshme priten përgjatë zonave verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Pukë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com