Çiljeta ka marrë një surprizë emocionuese nga dy djemtë e saj Fernando dhe Beko.
Teksa i përqafoi mes emocionesh këngëtarja i pyet për Albanin të cilin e thërret me emrin Buçi.
“Po Buçi çfarë bën?”- pyet Çiljeta.
“Është shkurtuar”– thotë Fernando, por këngëtarja mendoi se i tha është martuar.
‘Është martuar?!”– pyet ajo e çuditur.
‘Është shkurtuar… s’je mirë ti”- i thotë Fernando, ndërsa të gjithë kanë qeshur me këtë moment epik mes tyre.
Kujtojmë se Albani dhe Çiljeta janë prej 8 vitesh në një histori dashurie e cila ka ecur më së miri.
Linku: https://www.instagram.com/p/C5rLwM5MqOx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/