ShowBiz

Letrat e konkurrentëve që surprizuan banorët dhe opinionistët në BBV

Banorët sot i kanë dedikuar disa letra njëri-tjetrit brenda shtëpisë vip dhe letrat që morën vëmendjen e ndjekësve dhe të opinionistëve ishin letra e Eglës për Erjolën. Letra e Romeos për Julin si dhe letra e Heidit për Rozën.

‘E dashur Erjola nuk u mendova gjatë për ta zgjedhur emrin tënd për të shkruar këtë letër. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar por e njoh mirë ndjenjën e nevojës për dy fjalë zemre qoftë dhe nga një njeri i largët. Ndjej që t’i meriton të dëgjosh përditë fjalë zemre sepse ti je një super grua. Vlerësoj historinë tënëde në BBV dhe shpresoj që shpirti yt mos të lëndohet më nga asnjë dallkauk atje jashtë. Unë sinqerisht mendoj që je një super grua’-shkruan Egla.

Letra e Romeos që i drejtohet Julit.

Pa ty nuk jam i njëjtë Jul! O hëna e ditëve të mia. Dalsh sa më shpejtë jashtë, i joti Romeo’.

Letra e Heidit për Rozën.

‘E dashur Roza do të duket e çuditshme që po ta shkruaj këtë letër por mendoj që është gjëja e duhur në këtë moment jo vetëm për ty por për të dyja ne. Kemi filluar këtë rrugëtim bashkë dhe jo në mënyrën më të mirë të mundshme. Ofendimet kanë qenë të rënda jemi fyer dhe prekur deri në limite. Të kam treguar anën time më të errët dhe i kam bërë më shumë dëm vetes se sa ty. Kë po ofendoja një grua padiskutim shumë e bukur po aq sa e fortë dhe e brishtë. Të duash dikë do të thotë ta duash ashtu siç është dhe shpesh herë kam harruar të mendoj kështu. Shpesh herë kam harruar dhe veten. Sot kur më tregove bluzën tënde të re ishte një mënyrë shumë e bukur për të më thënë më fal. Më ke mësuar shumë në fakt dhe të vlerësoj.’

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/