ShowBiz

‘Dhembka fort lamtumira e fundit’, Sonila Meço bën dedikimin prekës pas humbjes së babait

Sonila Meço dhe e gjithë familja e saj po kalojnë momente të vështira. Gazetarja ka humbur të atin pak orë më parë. Ajo nëpërmjet një njoftimi ndau lajmin e trishtë me ndjekësit.

Së fundmi ajo ka prekur me një dedikim për të.

‘Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit të pickoka acid në stomak.

Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëllim e fjalë zemre për Gjyshi Tomin e shtrenjtë, që sot e përcollëm në banesën e fundit teksa shpirti i tij ka nisur fluturimin e paqtë.”

Sonila prej javësh e shikojmë jashtë korrnizave të spikeres dhe emisioneve politike. Ajo është shfaqur si opinioniste në Ferma Vip.

Linku: https://www.instagram.com/sonilameco1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sonilameco1/