Albano Bogdo është kthyer në një nga personazhet më të spikatur në Fermën Vip.
Ai herë pas here ndan histori nga jeta e tij personale si dhe ajo profesionale. Së fundmi aktori ka treguar momentin e sikletshëm kur po njihej me një vajzë. Albano tregoi se në rrugë dhe kafe e kudo të gjithë e njihnin dhe i flisnin dhe pse nuk ishte e famshme.
‘Kam dalë me një gocë. Folëm në Instagram, më shkruajti vetë për punën e më dha një mendim gjysëm profesional. Kemi folur nja 3-4 ditë në Instagram, pastaj këmbyem numrat dhe kemi folur nja 5-6 netë. Dolëm dhe thashë s’po marr makinën se kam pirë.
I thashë hajde marrim taksi. Unë jam i famshëm, më njohin të gjithë, po nuk më fliste njeri mua, i flisnin të gjithë kësaj. Edhe kjo u fliste me emra, edhe këta. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur?
E i thashë më mirë që mbaroi bukuria këtu. Erdhën ata çunat e koktejleve dhe i thashë unë do pish nja dy shotsa, e ata më thanë që kjo e di vetë se çfarë pi. Kjo do të thotë që i ke treguar për personalitetin. Të të njohin të gjithë,’ tha Albano.
Linku: https://www.instagram.com/fermavip.al/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanobogdo2020/