Rovena Dilo është një nga zërat më të dashur të muzikës ndër vite. Në daljen e saj të fundit për ‘Aldo Morning Show’ ajo është pyetur për pjesmarrjen në formate si Big Brother apo të ngjashme.
Këngëtarja u shpreh se ftesat kanë qenë të shumta por ajo nuk bën kompromis me emrin dhe mbiemrin e saj që ka investuar në kaq vite për një shumë të caktuar të një formati.
‘Unë nuk është se s’kam pasur kërkesë për të hyrë në Big Brother VIP. Po ku di unë, pyet ata që më kanë ftuar… Kërkesa ka qenë e përvitshme për të hyrë në Big Brother VIP, por unë kam zgjedhur të mos bëhem pjesë, sepse unë e dua shumë emrin dhe mbiemrin tim, pra unë jam Rovena Dilo dhe unë nuk dua kurrë të bëhem Rovena e Big Brother-it.
Nuk do ta shisja këtë ose do ta shisja me 10 milionë euro që askush s’t’i jep. jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës, kështu që jam shumë në rregull.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=JbfAnOf7Oxk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rovenadilo/