Si pasojë e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht njëra në Mesdhe dhe tjetra në veri të Ballkanit, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante.
Më të theksuara do të jenë në zonat Qëndrore ku priten edhe rrebeshe. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitettit të reshjeve duke i zhvendosur ato drejt zonave Lindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por ulen sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi:pexele.com