ShowBiz

Si e priti vajza e Ilnisës lidhjen e të ëmës me Meritonin?

Ilnisa Agolli ka qenë në fokusin e mediave rozë për shkak të romancës me Meritonin.

Të gjithë janë kurioz të dinë si e ka pritur e bija lidhjen e tyre. E ftuar në emisionin e Aulona Mustës ajo ka zbuluar më shumë detaje.

Ajo u shpreh se vajza e saj është një fëmijë i lirë dhe tolerant.

“Gjëja e fundit që më shkonte ndër mend ishte që Anaisi të më kërkonte llogari dhe nuk e ka bërë.”

Ilnisa tregoi se kur ishin shtrirë së bashku, ajo kishte kthyer kurrizin dhe i kishte thënë:

“Nëse të merr malli për Meritonin më përqafo”. “Në atë çast bota ndaloi” –  u shpreh Ilnisa.

Duket e e bija ka dhënë aprovimin në formën e saj për këtë raport.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=qnvFvkkUCKI

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=qnvFvkkUCKI