Kongresi amerikan ka votuar pro projektligjit për mbyllen e TikTok-ut në të gjithë territorin e SHBA-ve, teksa pas vendimit, Presidenti Joe Biden ka vendosur firmën, duke e bërë kështu mundësinë që 170 milionë përdorues në vendin përtej oqeanit të mos kenë akses në aplikacion, tejet reale.
Që prej 2020-ës, zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësimin se aplikacioni popullur në të gjithë botën, vecanërish në SHBA, mund të përgjojë njerëzit dhe falë lidhjes që ka me Kinën, mund të informojë me detaje Pekinin për këdo prej përdoruesëve të tij. Vendimi i Kongresit vjen pas marrjes në pyetje të themeluesit të kompanisë “ByteDance”, njkohësisht dhe pronar i TikTok, ndërsa në vendim i kanë dhënë mundësinë kompanisë që brenda 270 ditësh të gjejnë një pronar të ri, pa lidhje me Kinën, ose nuk do të aksesohet në asnjë mënyrë brenda SHBA-ve
Pra, nëse kompania nuk zbaton kërkesën e Senatit, brenda janarit të ardhshëm, asnjë përdorues i ri nuk do mundet ta shkarkojë aplikacionin brenda kufijve të Amerikës dhe asnjë linjë interneti nuk do e lejojë përdorimin e tij prej atyre që tashmë e kanë në telefonat e tyre.
Megjithatë, zyrtarët e TikTok, mendohet se do të “luftojnë mbrapsht”, teksa kanë kërcënuar se do të marrin hapa ligjorë për kundërshtimin e ligjit. Kështu, në një video të publikuar nga themeluesi i aplikacionit, thuhet se njerëzit, vecanërisht amerikanët, mund të rrinë të qetë, pasi askush nuk do largohet.
Linku:https://www.billboard.com/business/business-news/tiktok-ban-bill-passes-congress-biden-sign-law-1235664714/
Burimi i fotos: pexele.com