Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com