ShowBiz

‘Unë e dua, mendoj se e dua’, Heidi flet për ndjenjat e saj karshi Romeos

Heidit i është vënë jo pak herë në pikëpyetje lidhja që ka me Romeon. Një pjesë e bnorëve e kanë akuzuar se ajo nuk ka ndjenja dhe gjithçka po e bën për lojë.

Së fundmi Heidi është përballur me Liamin për këtë temë. Unë besoj zero në këtë lidhje dëgjohet t’i thotë banori.

Unë e dua, mendoj se e dua. Mua nuk më intereson çfarë mendon ti’.

Është hera e parë që e dëgjojmë Heidin të bëjë deklarata të tilla.

Gjatë kësaj periudhe lidhja e tyre ka pasur shumë shpesh ulje ngritje. Dyshen i shikojmë të diskutojnë për shumë gjëra dhe të qenurit në një lojë të tillë nuk i favorizon.

Si Heidi dhe Romeo shihen si protagonist të fortë në lojë dhe kjo gjë bën shpesh të sulmohen dhe nga banorët e tjerë. Këto ngacmime ndikojnë indirekt dhe në raportin e tyre.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/