ShowBiz

‘Unë do doja të ishe këtu me na pa’, Egla prek me bisedën imagjinare me të atin e ndjerë

Vëllai i Madh iu ka mundësuar banorëve që të realizojnë një telefonatë imagjinare me një person që iu mungon .

Egla ka telefonuar të atin e ndjerë dhe e gjithë biseda ishte tejet prekëse jo vetëm për aktoren por dhe për ndjekësit.

‘Alo ba… hë mo, ç’bëhet andej nga ty? Si të shkojnë punët? A qesh a… ë? Je plakur mo? Mos më thuaj… (qesh). Miri është rritur, është bërë me dy fëmijë, Berti ka dy goca. Unë mbahem, mbaj mamin… e di ti, goca e babit pra.

Shokët e tu ca më shkruajnë akoma, nëpër rrjete sociale. Kanë dalë rrjetet sociale, janë ca gjëra që shkruajnë njerëzit me njëri tjetrin dhe aty ka disa nga shokët e t’u që më shkruajnë. Janë krenar që unë jam rritur mirë, e di ti.

E di çfarë? Unë do doja të ishe këtu me na pa, të treve që jemi bërë shumë të mirë edhe çunat edhe unë, ia kemi dalë më së miri. Do doja të ishe që t’ia fusnim një udhëtim, ku të na donte qejfi, nga një muhabet siç dije të bëjë ti dhe që çunat të kishin mësuar disa gjëra më shumë nga ti.. dhe të kisha pa disa rrudha ca thinja, të kishim vazhduar ato kërcimet tona që i bënim për vit të ri… nejse.

Të mbaj mend shumë mirë edhe të kam në mendje dhe në zemër, mos ki merak fare për mamin e kam unë në dorë dhe çunin, e di ti. Edhe do shihemi… Besmirit i ngjan shumë, si karakter është babaxhan si ty. Ika tani se u qurravitëm ca si shumë, pa merak…’

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/egla_ceno/