Lifestyle

Parashikimi i motit, 27 prill 2024

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore duke gjeneruar momente me pika shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit, por rriten ndjeshëm edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohen dallgëzime të ulta.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com