ShowBiz

E teproi me pijen në BBV, Efi zbulon si u nda nga i dashuri

Efi ka qenë e ftuar në emisionin e Bora Zemanit. Ajo është ngacmuar nga moderatorja rreth jetës private. Të gjithë e mbajmë mend momentin kur Efi piu pak më tepër seç duhej në Big Brother Vip.

Efit ky moment i ka kushtuar shumë pasi ky veprim i ka sjellë debate me të dashurin gjë që ka shkuar në ndarje.

Efi ka lënë të nënkuptohet se e dehura e asaj nate i ka kushtuar shumë pasi kjo ishte një ndër arsyet se pse ajo dhe i dashuri i saj i kanë dhënë fund marrëdhënies.

‘Unë mendoj që jeta personale është personale dhe për aq kohë sa personi që ti ke në krah është një njeri i thjesht dhe nuk e ka dëshirën për të patur të njëjtën vëmendje që ti ke, atëherë është problem. E ndjeva me partnerin tim, e ndjeva edhe me shoqërinë time.’

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=ELmSwvPoOhg

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C6b46ftoGK4/?img_index=1