Luizi dhe Kiara janë bërë prindër pak kohë më parë. Familja e tyre u bekua me ardhjen në jetë të Luna Mari.
Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale këngëtari ka reaguar me një postim falenderues ndaj partneres së tij. Krahas një video ku kujton sfidat e vështira brenda mureve të shtëpisë ai shprehet:
“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.
Linku: https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/itsluizejlli/