Julia Ilirjani gjatë qëndrimit në BBV dhe jashtë vijon të ketë super antipati ndaj Eglës.
Julia nuk e kapërdin dot natyrën e saj konfliktuale dhe ofenduese dhe në daljen e fundit u shpreh se nuk e shikon si fituese.
Fakti që u zgjodh e preferuar thjeshtë tregon se njerzit duan të shikojnë çudira deri në çfarë pike do të shkojë ajo por jo se e duan.
Për sa i përket fitores së mundshme të Eglës e cila u largua një herë me zarf të zi Julia u shpreh:
“Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka”– tha Ilirjani.
Linku:https://www.instagram.com/juliailirjani/tagged/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/juliailirjani