ShowBiz

Dijonis Biba vendos të largohet me dëshirë nga Ferma Vip

Dijonis Biba ka vendosur të largohet me dëshirë nga Ferma Vip. Ai arriti të fitonte zemrat e publikut që në hyrje me natyrën e tij ku u shpall dhe i preferuari i publikut.

Pasi ka mbledhur gjithë fermerët së bashku, ai u ka komunikuar se është dorëzuar dhe nuk do t’a vazhdojë më lojën në fermë.

“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi.

Ky vepim vendim i ka kpur në befasi banorët ku një pjesë prej tyre janë mërzitur shumë për këtë largim. Kujtojmë se pak ditë më parë u largua Marjana pasi nuk arriti të përballonte sfidat e Agait.

Linku:https://www.instagram.com/fermavip.al/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/