ShowBiz

Besa Kokëdhima reagon pas pjesmarrjes në Eurovision 2024

Besa Kokëdhima përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision por performanca e saj nuk arriti të kualifikohej në finale e madhe.

Megjithatë për këngëtaren emocionet kanë qenë të mëdha teksa ka prekur atë skenë madhështore.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Besa ka reaguar për here të parë ku u shpreh:

“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër.

Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi Besa Kokëdhima.

Linku:https://www.instagram.com/p/C6ynTQMNsuQ/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C6ynTQMNsuQ/