ShowBiz

U tha se mund të jetë rikthyer me Afronën, reagimi i Bleros sqaron gjithçka

Blero bëri shumë bujë në daljen e tij në podcastin “Talk with Afrona”. Pas ndarjes kjo lëvizje e tyre nuk është pritur dhe madje është komentuar se mund të ketë një mundësi kthimi mes tyre.

Biseda në podcastin e tyre ishte shumë e këndshme dhe ata dhanë një mesazh shumë të këndshëm se dhe pas ndarjes njerëzit duhet të kenë respekt për njëri-tjetrin.

Për zërat që qarkullojnë për një rikthim mes tyre Blero u shpreh:

“Më duhet të qartësoj diçka. Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe me ndryshu raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj.

E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single.”- shkruan ai.

Linku:https://www.instagram.com/bleromuharremi/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bleromuharremi/