ShowBiz

‘Nuk do ta fal asnjëherë’, Ilnisa nuk e kursen aspak Eglën në daljen e fundit

Ilnisa dhe pas daljes nga Big Brother Vip mbetet një nga personazhet më të komentuar.

Në daljen e saj të fundit ajo foli për Eglën dhe raportin e saj me të. Gazetarja u shpreh se nuk ka paqe mes tyre pasi ajo nuk e meriton një gjë të tillë.

Ilnisa u shpreh se nuk do ta falë kurrë Eglën.

“Asnjëherë! Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë, janë mijëra pika për të mos e falur atë grua. Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt. Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin. Bota jashtë më priti mirë, shpresoj të vijojë kështu. Më keq seç kam parë brenda nuk ka ndodhur jashtë”.

Për sa i përket fituesve të mundshëm në BBV ajo tha se shikon Meritonin por si alternativë të dytë dha emrin e Julit.

Finalja e madhe do të mbahet me 25 maj dhe emocionet janë të forta për banorët brenda dhe jashtë. Megjithatë deri më tani është përcaktuar 1 finalist i cili është Romeo.

Linku:https://www.instagram.com/ilnisa.agolli/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ilnisa.agolli/