Lifestyle

Parashikimi i motit, 16 maj 2024

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 29 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com