ShowBiz

U tha se janë ndarë, Lumbardhi dhe Kaderi shfaqen së bashku

Lumbardhi dhe Kaderi janë një nga dyshet më të komentuara për romancën e tyre në Big Brother Vip Kosova. Dhe pse spektakli ka mbaruar prej kohësh ata vazhdojnë ta mbajnë vëmendjen e ndjekësve rreth tyre.

Pak javë më parë çifti u përfol për ndarje.

Lumbardhi në një prej daljeve të tij u shpreh se gjërat në një lidhje nuk janë si brenda BBV jashtë për shkak të izolimit që ata përjetojnë.

Pas kësaj deklarate të tij dhe faktit që ata nuk ndiqeshin më në rrjete sociale një pjesë e mirë e ndjekësve dhe mediave menduan se dyshja ishin ndarë por jo.

Lumbardhi sapo ka postuar në llogarinë personale të Instagramit Kaderin teksa përbri shkruan: ”Zemra”… duke konfirmuar se janë bashkë.

Linku:https://www.instagram.com/stories/lumbardhsalihu/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/lumbardhsalihu/