ShowBiz

Së shpejti prindër, Kledi Hysa zbulon detaje nga njohja me Evi Reçin

Kledi Hysa dhe Evi Reçi janë një nga çiftet më të këndshme të estradës. Dyshja së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Kledi ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes me Evin.

“Takimi ka qenë në një mbrëmje, ka qenë më një shoqe, Arjolën. Kur e pash, i them ti je ajo vajza, bëmë biseda, aty filloi. Njohja ka vazhduar kemi shkruar në Instagram, jemi takuar më pas. Kemi qënë në një darkë, pastaj kemi folur. Puthja e parë ka qënë në det”, tregoi ai.

Ish-banori tregoi se lajmin e shtatzënisë e mori vesh përmes një testi, të cilin e mendoi si test Covidi, dhe më pas, pasi e kuptoi, u shpreh se mbeti i ngrirë.

“Unë isha i pari që e mora vesh. Ishte një moment, ishte shumë vonë. Kishte ardhur me familjen me Austri. Më jep diçka në dorë, dhe i them ‘a je me Covid’, më thotë ‘shihe mirë’.

Në atë moment e kuptova, isha si i ngrirë. Ishte një gëzim që nuk di ta përshkruaj, shumë gjë e bukur. E kemi mbajtur sekret, më pas ia kemi thënë pasi ajo mbushi tre muaj”, tregoi Kledi.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Zn9vjLbAL_Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kledihysa/