ShowBiz

Romeo Veshaj zbulon emrin e konkurrentit që mund ta nxjerrë nga shtëpia

Romeo Veshaj është një nga banorët më të komentuar në Big Brother Vip.

Ai ka arritur të bëjë për vete një pjesë të madhe të audiencës me lojën e tij.

Romeo u shpal finalisti i parë në këtë spektakël dhe emri i tij është një nga më të lakuarit për pretendent për fitore të këtij spektakli.

Në një bashkëbisedim me finalistët e tjerë Romeo ka zbuluar emrin e konkurrentit që mund ta nxirrte nga kjo shtëpi.

‘Unë mendoj se konkurrenti i vetëm që do më nxirrte mua nga kjo shtëpi do të ishte Donaldi sepse mendoj se ka qenë shumë herë më i zoti se mua’.

Po ashtu ndjekësit kanë kuriozitet të dinë si do të shkojë romanca e Romeos me Heidin jashtë mureve të shtëpisë vip por kjo mbetet për tu parë.

Linku: https://www.instagram.com/reel/C7PgvB_MCmg/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fd5abbfb-47cd-48e8-94c0-2269443ea4cf

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C4lP1OWIwu3/?img_index=1