Lori Hoxha ka ardhur me një letër përekëse për të atin e ndjerë Dritan Hoxhën. Në 16 vjetorin e largimit të tij nga kjo jetë e bija prek me çdo fjalë të dedikimit të saj.
Mes rreshtash ajo e shpreh mallin dhe forcën për të vazhduar para në këtë mënyrë.
Babit, në përvjetorin e ikjes së tij.
‘I shkruajta Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapsira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa me shumë vite kalojnë. E ndërkohë që shkruaja, mu mbushën sytë me lot e mu mbush gjoksi me mall.
Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do doje ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty; tek familja dhe Top Channel.
Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim por siç na pëlqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshushmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatëpjetën.
Ndoshta sdo isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja cdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër.’
Linku:
https://www.instagram.com/p/C7UPhGytxGF/?img_index=1
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C7UPhGytxGF/?img_index=1