ShowBiz

A ka arritur të bisedojë me Loarin, Meritoni flet pak ditë pas mbarimit të Big Brother Vip

Meritoni në post Big Brother ka zbuluar nëse është takuar me të birin që jeton në Austri.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ai bëri një rrëfim tejet prekës ku u shpreh se nuk shihet me të birin dhe zbuloi për herë të parë se ai është autik.

Ish partnerja e Meritonit ka reaguar disa herë në rrjete sociale ku ka treguar se Meritoni nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta takuar atë.

Duket se në këtë moment që flasim Meritoni dëshiron të rregullojë një herë e mirë raportin me ta. Ilnisa nga ana tjetër është treguar gjithmonë suportuese në një situatë të tillë që partneri i saj gjendet me ish partneren dhe të birin.

I pyetur nga Ledioni nëse ka arritur të komunikojë me të birin pas daljes Meritoni shprehet:

Me tregu të drejtën jo, nuk kam patur mundësi të lidhem. Jam duke tentuar që të komunikoj dhe të më lejojë që të shkoj në Austri të takoj djalin.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/