ShowBiz

Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së partneres

Agron Llakaj ka reaguar për herë të parë pas humbjes së partneres Kostandinës.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjete sociale aktori falenderon ndjekësit, miqtë dhe të afërmit që iu kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

‘Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time.

Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq.

Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.’

Linku: https://www.instagram.com/p/C7lyVhFNVjJ/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C7YIiQgIebs/