Lifestyle

Parashikimi i motit, 30 maj 2024

Pjesa e parë e ditës dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.

Më të theksuara do të jenë në ekstremin verior duke rrezikuar reshje të pakta shiu.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Përjashtohet vija bregdetare e cila do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë konstante në mëngjes, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 28 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor; kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com