ShowBiz

Miriami festoi ditëlindjen, vëmendjen e mori urimi dhe premtimi i Albanit

Në ditën e lindjes së Miriamit, Albani i ka dedikuar disa fjalë zemre dhe në fund nuk ka ngurruar t’i bëjë një premtim që çdokush do ta donte.

“Ditët që po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë.

Por, synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë e lumturinë që vjen pas”, ka mbishkruar ai në një fotografi të çiftit.

“Këtë s’mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë që ti më dhuron si në familje ashtu edhe në punë me angazhimin dhe këshillat e tua të përditshme”, ka shtuar ai.

E në fund, Albani i ka premtuar Miriamit pushime kudo që ajo të do, duke nisur nga data 6 qershor.

Dyshja kanë një rrugëtim të gjatë dashurie së bashku me plot sfida të superuara me sukses. Albani dhe Miriami janë prindër të një vajze dhe një djali të cilët e kanë bërë më kuptimplotë jetën e tyre.

Linku:https://www.instagram.com/p/C7l9R5uNLdI/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C7l9R5uNLdI/