Uncategorized

Martohet Keisi? Babë e bijë nuk mund të vinin më bukur se kaq tek ndjekësit

Sabiani është një nga emrat ikonë të muzikës në vendin tonë.

Prej një jete në skenë këngëtari ka spikatur me projekte të suksesshme ndër vite që i kanë mbijetuar kohës dhe dallgëve të konkurrencës.

Së fundmi artisti ka ardhur me një super projekt i cili titullohet ‘Çelësi i shtëpisë’.

Që në fillime të xhirimeve ky projekt ka shkaktuar zhurmë në rrjet për shkak të pjesmarrjes së Keisit në videoklip.

Keisi shfaqet me fustan të bardhë. Kaq ka mjaftuar për ndjekësit dhe jo vetëm që të mendonin se po martohet vajza e Sabianit.

Në të vërtetë ka qenë një dasmë e improvizuar thjeshtë për videoklipin e të atit.

Projekti flet për martesën e vajzës dhe momentin e ndarjes nga prindi. Zëri i veçantë i Sabianit dhe improvizimi i Keisit e kanë sjellë këtë projekt super të gjallë dhe emocionues tek adhuruesit e muzikës së tij.

Për të gjithë ata që nuk duan ta humbasin e gjeni më poshtë.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=auJlhTwGQr4

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sabiani_original/

https://www.instagram.com/sabiani_original/