Lifestyle

Parashikimi i motit, 4 qershor 2024

Territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke bërë që temperatura minimale të shënohet në zonat Juglindore deri në 11°C, ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në jug të territorit deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në  35 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com