ShowBiz

‘E dua aromën tënde’, Dijonisi dhe Baby G drejt një romance

Dalja e Albanos nga Ferma Vip duket se ua ka lënë rrugën e hapur Baby G dhe Dijonisit. Dyshja sa vjen dhe janë më të afërt me njëri-tjetrin.

Gjatë spektaklit ata kanë mohuar se po lind diçka mes tyre por duket se gjuha e trupit i tradhëton shpesh herë brenda mureve të Fermës Vip.

Dijonisi dhe Baby G shfaqen kudo së bashku të përqafuar dhe duke flirtuar mes tyre hapur fare.

Së fundmi Dijonisi teksa këngëtarja po ushqehej është bërë më romantik nga se e prisnim duke i thenë:

‘E dua aromën tënde.’

Pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe, a do të lindë diçka mes tyre brenda apo jashtë fermës mbetet për tu parë.

Linku:https://www.instagram.com/fermavip.al/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/