ShowBiz

Robert Berisha zbulon arsyen e hatërmbetjes me Tunën

Robert Berisha në daljen e tij të fundit për Klan Kosova është ndalur pak tek raporti i tij me të ëmën e ndjerë. Këngëtari theksoi se e anë pasur pikë të dobët njëri-tjetrin.

Në një moment të rrëfimit ai zbuloi se ka pasur një hatërmbetje me Tunën për shkak të nënës së tij. Në atë periudhë kunata e tij duket se ka pasur një mosmarrveshje me nënën e këngëtarit.

“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij.

Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj. Aty ka ndodh një mosmarrëveshje, siç janë nuset. Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është.

Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimioterapia që i ka pas, me ma mërzit dikush nuk ia vlen.Me një mesazh u krye ai muhabet”.

Linku:https://www.youtube.com/shorts/yAJMaaptkXI

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/robertberishaofficial/