ShowBiz

A po tërhiqet Rihanna nga muzika? Sinjali i fundit trazon rrjetin

Rihanna me sinjalin e fundit gjatë daljes me A$AP Rocky  ka trazuar fansat. Këngëtarja ka lënë të kuptohet se është tërhequr nga muzika.

Diva 36-vjeçare e “Diamonds” kishte veshur një bluzë grafike blu të ndezur ku shkruhej “Unë jam në pension”.

Pjesa e sipërme që mori vëmendjen e rrjetit e ka shoqëruar me një çantë jeshile të ndezur, atlete të kuqe, syze dielli dhe një fund të gjatë.

Ajo është mbajtur shumë e zënë me një mori projektesh të tjera dhe gjatpë një periudhe të konsiderueshme nuk ka sjellë ende një album të ri dhe pse ndjekësit mezi e presin.

Në fillim të kësaj jave ajo zbuloi planet për të zgjeruar markën e saj me një biznes të ri.

Linku: https://www.justjared.com/2024/06/06/rihanna-wears-im-retired-statement-t-shirt-during-outing-with-aap-rocky-amid-wait-for-new-music/?r=readmore

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/badgalriri/